Nora Gjakova e kalon edhe pengesën e dytë, në çerekfinale ballafaqohet me një serbe

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku tëAzerbajxhanit.

Gjakova në raundin e dytë e mposhti nikoqieren Aclya Toprak në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare do të ballafaqohet me serben Marica Perishiq.

Përndryshe, Gjakova e nisi mirë garën duke triumfuar në raundin e parë, duke mposhtur garuesen nga Gjeorgjia, Nino Laldzen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *