Noizy thyen heshtjen, tregon arsyen e fshirjes së duetit me Mozzik

Reperi Noizy ka thyer heshtjen dhe ka folur lidhur me atë që ka ndodhur mes tij dhe Mozzik.

Ai shprehu se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik, teksa  përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing. Bëhet fjalë për duetin “Bonjour Madame” i cili nuk gjendet më në Youtube.

Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar.

Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte” tha Noizy për “Ditë pas Dite” në RTSH.

Loredana dhe Mozzik kishin në lidhje romantike madje kanë edhe vajzën e quajtur Hana.

Ndërkaq, hitit i Noizyt dhe Loredanës “Heart Attack”, duket se është pëlqyer nga publiku por edhe ka ftohur raportet mes Mozikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *