Ju kujtohet Noizy me pantallonat e varura që i dukeshin mbathjet? Asokohe nga sherret që ai i quan ndeshje në rrugët e Anglisë erdhi e u bë artist në Shqipëri. Por edhe të quajturin art e fundosi me këngët e tij.
Noizy i këndoj drogës, armëve, degradoi figurën e femrës, ndonse sot duket se është pjekur! Le ti rikujtojmë Noizyt gjithë bashkë kohën kur priste e vriste pa të keq, ja përshembull si në këngën “Ak47” ku shprehet: t’lidhi komb e dur të prehesh ti në furrë!. Harroi Noizy kur e bënte pazarin e drogës si të shiste sheqer. “Eci rond si 100 kile, sbojm transport nën 100 kile”- një tjetër frazë edukuese.
Harroi Noizy kur këndonte: “nusen tane ta ka q* krejt estrada”, harroi Noizy kur ka dhënë intervistën tek Ermal Mamaqi e nxorri emrat e të gjitha vajzave që kishte kryer marrëdhënie. Për një moment Noizy harroi të gjithë këto bullizime kundrejt femrave, harroi kur i jepte edukatë të rinjve sesi shitet e blihet droga. Noizy harroi gjithëcka sepse sonte papritur vendosi ta kthej Instagramin e tij në një faqe ku flet për etikën e medias.
Ndonëse pas gjithë këtyre bombardimeve që ka bërë, sot nuk pranon një lojë të thjeshtë miqësore e dashamirëse, ku të gjithë reperët japin mendimin e tyre.
Ai ka publikuar një foto nga emisioni Zemer Luana i Luana Vjollcës, ku kërkon të ruhet etika dhe i kërkon Luanës të mos përdoret fotoja e tij por Noziy harroi sërish se nëse do të kishte etikë nuk mund ti drejtohej një vajze me këtë gjuhë e nuk do ofendonte as kolegët e tij duke i quajtur këlysha.
Hajde qeshim të gjithë bashkë! Noizy flet për etikë, kur Noizy se ka ditur kurrë ç’është etika në përgjithësi e jo më etika në media. Të flas Noizy për etikë është njëllojë si gjinekologu të shpjegojë pse është infektuar një dhëmballë!
Qetsohu Noizy, uro që pate sukses këtë vit e fotoja jote është ende vërdallë, se siç ishe harruar deri para pak kohësh, e sigurt që jo pjesë e lojrave s’do ishe po fotot do të ti kishte zënë pluhuri në sirtarin tënd!