Para disa ditësh Noizy dhe Loredana publikuan duetin e tyre më të ri “Heart Attack”.
Ky bashkëpunim u prit shumë mirë nga publiku.
Që kur u zbulua se dyshja kanë bashkuar forcat dhe po vijnë me një këngë filluan edhe dedikimet për njëri-tjetrin.
Ishte Noizy ai i cili së fundmi në mes të koncertit tha disa fjalë për Loredanën.
Në ‘TikTok’ po qarkullon një video ku Noizy është duke performuar në koncert këngën e re me Ylli Limanin “Alkool” edhe bën dedikimin.
“Kam provu me të harru, s’ka ndihmu as Loredana” dhe drejton gishtin nga ajo që po e ndjek live dhe brohoret kur dëgjon emrin e saj.