Noizy do i fitoj miliona euro nga koncerti i madh, s’do ta besoni se çfarë shifre do fitoj reperi…

Nuk besojmë te ketë njeri që nuk e di për koncertin e Noizyt, i cili do mbahet në Tiranë me 14 gusht. “Alpha Show” pretendon të bëhet koncerti më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri për muzikën rap dhe hip-hop. Në skenë do të ngiten emrat më të mëdhenj të kësaj rryme si nga trojet shqiptare ashtu edhe nga Europa.

Në një intervistë në “Wake Up”, Noizy tha që për organizimin e këtij koncerti janë harxhuar rreth 500 mijë euro, pra gjysmë million euro. Por sa do fitojë reperi nga ky koncert?

-Kategoria Bronze 1 biletë kushton 3000 mijë lekë, 25 euro.

-Kategoria Silver 1 biletë kushton 5000 mijë lekë,  45 euro.

-Kategoria Gold A 1 biletë kushton 10000 mijë lekë,  85 euro.

-Kategoria Platinium kushton 20000 mijë lekë, 180 euro.

Sipas një llogarie të thjeshtë, vetëm nga biletat, pa futur sponsorat në skemë, Noizy pritet që të fitojë 2 milion e 550.000 euro!

Parashikohet që në koncert të jenë pjesmarrës 30 mijë persona dhe si i tillë do të shndërrohej në koncertin më të madh që sheshi “Nënë Tereza” ka parë. Vetëm skena ku do performojnë artistët do të jetë 450 metra katrorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *