Mozzik dhe Noizy publikuan në tetor të vitit 2021 bashkëpunimin e tyre muzikor të titulluar “Bonjour Madame”, i cili u pëlqye shumë nga publiku.
Që nga ai moment, reperët krijuan edhe një shoqëri shumë të ngushtë me njëri-tjetrin, por që së fundmi duket se gjithçka ka përfunduar
Mozzik dhe Noizy i kanë fshirë nga Youtube këngën “Bonjour Madame” dhe kanë konfirmuar gjithçka.
Ndërkohë, thuhet se shkak për prishjen e miqësisë së tyre është bërë raporti i Noizyt me Loredanën. Ata kanë publikuar para disa javësh këngën e tyre “Heart Attack”, edhe menjëherë pas kësaj, Cllevio u shpreh: “E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”./abcnews.al