Trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme, e cila është paraqitur në polici nga familjarët para tre ditësh si e zhdukur, është gjetur sot në lumin Ibër afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit.
Kështu bëri të ditur për “Betimi për Drejtësi”, kryetari i Klubit të zhytësve “Trepça”, Liridon Ahmeti.
Ai tha se trupi i 49-vjeçarës është gjet 4-5 km larg vendit ku kishte rënë në lum.
“Po është e vërtetë që Klubi i Zhytësve “Trepça” në bashkëpunim me Shoqatën e kërkim-Shpëtimit kanë gjetë trupin e pajetë të 49-vjeçarës serbe e cila para dy apo tri dite ka rënë në ujërat e lumit Ibër. Trupi i saj është gjetë 4-5 kilometra larg vendit ku ka rënë”, tha Ahmeti.