Në fund të konferencës tensionohen situata në mes Ramës dhe Vuçiqit

Tensionohet situata në mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në fund të konferencës.

Tonet e zërit ndryshuan kur është folur për çështjen e draftit që kreu i qeverisë shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për Asociacionin.

Rama u shpreh se këtë draft për statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb, shkruan A2CNN.

Ndërsa, i menjëhershëm ishte reagimi i Vuçiqit, i cili tha se në Serbi ata i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke shtuar se sipas marrëveshjes së Brukselit, është vetëm Serbia ajo që mund të propozojë statut të Asociacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *