Ndonëse dje ishte 8 marsi festa e gruas, as kjo datë nuk kaloi pa ndonjë incident. Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Raportet e policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Graqanicë 08.03.2023 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 08.03.2023-16:00.Viktima femër kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 08.03.2023 – 23:55. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Vushtrri 07.03.2023 – 23:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj 2 vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
DHUNË NË FAMILJE
Zveçan 08.03.2023 – 11:55. Ankuesja kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të substancave narkotike, e ka sulmuar fizikisht si dhe ka demoluar gjërat shtëpiake. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë. Viktimës i është lëshuar nga gjykata urdhër mbrojtës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.