Patriotizmi i shkon përtej deklaratave, Toni Spaqit nga Prizreni.
Ndjenjat e forta për figurat kombëtare, 54 vjecari i ka shprehur edhe përmes tatuazheve.
Prandaj Gjergj Kastrioti Skënderbeun, Adem Jasharin, Isa Boletinin e Nënë Terezën i ka bërë pjesë të dukjes së tij.
Përveç tyre ka edhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shumë të tjera.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Spaqi tha se secila tatuazh e gdhendur në trupin e tij, ka vlerë shumë të madhe për të.