Njihuni me efektet negative të orizit

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në mbarë botën.

Megjithatë, konsumimi i shpeshtë ose i tepërt i orizit të bardhë, mund të çojë në diabet. Në këtë përfundim doli një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit. Raporti, përfshin analiza të dy studimeve të kryera në katër vende, dy aziatike dhe dy perëndimore. “Një porcion me oriz të bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si ngrënia e sheqerit”, thonë studiuesit amerikanë.

Ata përmendën gjithashtu rritjen e niveleve të sheqerit në gjak si pasojën më të menjëhershme. Një efekt që shfaqet gjithmonë pas konsumimit të ushqimeve me indeks të lartë glicemik, ku përfshihet edhe buka e bardhë, patatet apo shumica e drithërave. Në analiza u krye edhe një krahasim me orizin kaf. Nga ky varietet i dytë, ekspertët arritën në përfundimin se ai shoqërohet me ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës dhe një rrezik të reduktuar të diabetit ndryshe nga varieteti i bardhë.

Indeksi i tij glicemik, nga ana tjetër, është më i ulët se ai i orizit të bardhë. Rezultatet treguan se një konsum mesatar prej pesë racionesh javore me oriz të bardhë mund të rrisë rrezikun e diabetit deri në 17%. Nga ana tjetër, reduktimi i pilafit në dy porcione në javë dhe zëvendësimi i orizit të bardhë me orizin kaf, do të reduktonte rrezikun e diabetit me 11%.

Ndërkaq, orizi basmat ju ndihmon të humbni peshë, prandaj është mirë ta përfshini atë në dietë. Tipike për kuzhinën aziatike, veçanërisht për kuzhinën indiane, orizi basmat është shpesh protagonist i recetave dhe pjatave të shëndetshme në vend të atij klasik të bardhë. Nga pikëpamja ushqyese është një ushqim i ngopshëm, me një indeks glicemik të moderuar dhe përmbajtje të ulët yndyre dhe një shije që të kujton lajthitë, i shkëlqyer për të shoqëruar çdo lloj ushqimi./ tar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *