Një sërë shqiptarësh trima janë angazhuar në mbrojtjen e Kosovës nga forcat serbe. Bëhet fjalë për disa policë nga Mitrovica e Kosovës të cilët janë dërguar në veri të vendit në mbrojtje të atdheut.
Shqiptarët e Shqipërisë e ata të Kosovës kanë shpërthyer në përplasje virtuale me serbët të cilët po postojnë në rrjetet sociale se Kosova është Serbi.
Në veri të Kosovës, në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – po vazhdojnë të jenë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë.
Ky veprim i serbëve erdhi pas vendimit të qeverisë që të ketë reciprocitet me Serbinë për targa e dokumente identifikuese.
Por, përkundër se mori vendim qeveria, u detyrua të zbrapset pas tensionimit të situatës dhe kërkesës së ShBA-së./Neutral.al/