Edna Sheppard është një grua 100-vjeçare që vijon të shkojë në palestër 3 herë në javë, duke vërtetuar se mosha është thjesht një numër.
Gruaja australiane është e abonuar në palestër prej 40 vitesh dhe nuk mungon në asnjë seancë. Ajo madje ngre pesha, duke mbajtur 5 kg në secilën dorë.
“Më pëlqen shumë të stërvitem, më bën të ndihem mirë. Është shumë e rëndësishme që të mbash trupin në lëvizje”, thotë Edna për “Daily Mail”.
“E nisa palestrën duke çuar burrin, pasi doli në pension. Nuk doja që të më rrinte kot në shtëpi gjithë ditën dhe e regjistrova në palestër. Vendosa që të shkoja edhe vetë pastaj”, shton 100-vjeçarja.