Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është nisur drejt veriut të vendit.
KTV-ja ka publikuar pamje të forcave të Njësisë Speciale të cilat shihen në hyrje të Mitrovicës, pas vendimit të serbëve për të bojkotuar institucionet e Kosovës, përfshirë këtu edhe Policinë.
Kujtojmë se policët serbë morën pjesë në takimin e mbajtur nga Lista Serbe, ku edhe zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.
Në këtë takim me dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë këtu edhe punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.