Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të jetë përhapur prej zjarrëvenies nëpër ara.
Për dëmet që ka shkaktuar zjarri flet kryetari i komunës, Imri Ahmeti.
Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga zjarri, pasi siç tha ai në atë pjesë nuk ka banorë.
“Është lënduar vetëm një zjarrëfikës nga tymi – ka pas ngushtim të frymëmarrjes – por në vend të ngjarjes e ka marrë ndihmën e parë dhe nuk ka pas nevojë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Ahmeti.
“Në ato kooperativa ne i kemi pas bagëtitë dhe shpezët që iu janë dashur nxënësve të shkollës profesionale për praktikën”, tha tutje Ahmeti, i cili tregoi se kafshët i kanë liruar me kohë.
“Janë djegur vetëm objektet dhe ushqimi i kafshëve që e kemi mbajtur aty për nevojat e kafshëve”, tha Ahmeti