Kjo periudhë e vitit është më e trishtuara për moderatoren Fjoralba Ponari. Një vit më parë, fatkeqësisht ajo humbi mamanë e saj, në moshën 54-vjeçare.
Teksa përjetimet e saj janë të papërshkrueshme kur humbet njeriun më të shtrenjtë në jetë, Fjoralba ka vetëm një kërkesë për të gjithë ndjekësit e saj! Përmes një shkrimi në Instagram, moderatorja ka kërkuar që të respektojnë dhimbjen e saj, të paktën në këtë ditë.
Duke shpresuar që Fjoralba ta kthejë dhimbjen në forcë, urojmë që pas mesazheve të tilla, të gjithë të bëhemi më njerëzore jo vetëm në data të vecanta, por cdo ditë, përballë njëri-tjetrit.