Ata janë si çift prej çifteve më të komentuarve në botën rozë të estradës shqiptare.
Këngëtarja, Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre, ndërsa dashuria mes tyre vijon të rritet.
Kështu të paktën e bën me dije, Usta, i cili përmes një postimi të fundit në llogarinë e tij të Instagramit, me ndjekësit e tij ka ndarë një fotografi të tipit, portret familjar, njofton Klankosova.tv.
“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, ka shkruar ai karshi imazhit.
Dyshja, Genta e Huseyin janë bërë prindër për herë të parë në janar të këtij viti, ndërsa këngëtarja solli në jetë dy binjakë. Çifti i emëruan të vegjlit e tyre, Ivy Blue dhe Icon.
Ylli i hitit “E pamundur” po vazhdon të jetojë larg Kosovës, mes Zvicrës dhe Austrisë, ndërsa arsyeja kryesore mbetet angazhimi i partnerit të saj në botën e biznesit.