Një qytetar është goditur nga një veturë, të enjten mbrëma, teksa po kalonte rrugën në pjesën e shënjuar për këmbësor, afër shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.
Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca si dhe pjesëtarë të policisë.
KOHA është në përpjekje për të marrë më shumë informata nga Policia.