Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën mbrëma në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë.
Policia njofton se i njëjti dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër.
“Leposaviq 02.01.2023-22:15. Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë.
Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete.
“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet tutje.