Një person dyshohet se ka therrur veten me thikë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se personi në fjalë është nga Shqipëria, dhe se ai tani ka marrë ndihmën mjekësore.
Gjithashtu, Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të kontaktojë edhe policinë për rajonin e Prishtinës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.