Dje gjatë orës 21:00 është arrestuar një i dyshuar për shkak se ka therur me thikë një person tjetër në fshatin Barilevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ,pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.