Një person i bën për spital katër policë në Prishtinë, i goditi me…

Policia njofton se një person ka sulmuar dje katër zyrtarë policor në Prishtinë.

I dyshuari sipas policisë nuk e ka respektuar një urdhër.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë, 06.08.2022 – 19:18. Është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin  dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *