Një person gjen bimë narkotike në arën e mbjellur me misër, e raporton në Polici

Gjatë ditës së djeshme një burrë ka raportuar në Polici se në arën e tij me misër ka vërejtur bimë narkotike.

Me të marrë informacionet, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për kanabis.

Rasti është iniciuar si “Gjetje e substancave narkotike”.

“GJETJE E SUBSTANCAVE NARKOTIKE, Graqanicë 18.06.2022-17:20. Një mashkull kosovar ka raportuar se në pronën e tij prej 4 hektarësh e mbjellura me misër ka vërejtur disa bimë që dyshohet të jenë narkotikë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë të dyshuar të llojit kanabis. Rasti në procedurë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *