Një koment i para 11 vitesh penalizon trajneri, klubi e shkarkon 15 orë pas emërimit

E çuditshme, madje unike mund të konsiderohet ajo çfarë ndodh në Kanada teksa skuadra e Montreal. Drejtuesit e klubit emëruan trajnerin e ri duke ia besuar detyrën italo-kanadezit, Sandro Grande.

Mirëpo, sapo u zyrtarizua në krye të Montreal, tifozët e klubit sulmuan në rrjetet sociale drejtuesit e klubit të tyre për një koment të Grandes të bërë 11 vite më parë.

Në atë periudhë, një sulm i dështuar me armë ndaj kryeministrit të vendit solli reagimin e Grandes që mbështeti autorin në krim, duke shkruar në rrjete sociale se i vetmi gabim i keqbërësit ishte fakti se nuk ia doli mbanë me shënjestrën duke dështuar në sulmin e tij ndaj të parit të shtetit.

Kështu, një koment i vitit 2012 i kushtoi shumë Grandes që pas 15 orëve u shkarkua nga Montreal duke mbetur sërish i papunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *