Një kaos ndodhi në Cyrih të Zvicrës, në aeroplanin që nisej për Prishtinë nisi të hyjë tym, pasagjerët thyen dyert

Mëngjesin e së mërkurës, nga Aeroporti i Cyrihut një aeroplan do të nisej për në Prishtinë.

Aeroplani do të fluturonte në 5: 45 në mëngjes, por, për shkak të temperaturave të ulëta, duhej të bëhej shkrirja së pari. Pastaj, siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, horrori filloi.

“Dyert u hapën dhe tymi nisi të hynte brenda”, ka thënë një lexues i “Blick”, transmeton Gazeta Express.

Sipas përshkrimit të tij, njoftimet që vinin nga ekuipazhi ishin të paqarta. Fillimisht i kanë kërkuar udhëtarëve të dalin nga aeroplani, pastaj, papritmas i kanë mbyllur dyert dhe u kanë kërkuar të qëndrojnë në vend.

“Njerëzit pastaj filluan t’i thyejnë dyert vetë”, thotë një pasagjer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *