Një kosovar me vendbanim në Zvicër është shpallur si person i zhdukur në Zvicër.
Xhevat Bajrami, i lindur më 20.07.1940, i gjatë rreth 1.80 m, të dielën në ora 13:00 ka dalë nga shtëpia në qytetin Thun në Zvicër dhe nuk është kthyer më.
Sipas policisë zvicerane, pas kontrollimit të kamerave të sigurisë, ai është parë në ora 15:00 po atë ditë duke dalë prej autobusit në një qytet tjetër, në Steffisburg.
Pas këtij momenti, 83-vjeçari nuk është parë më.
Familja kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.
Të gjithë ata që kanë informacione që ndërlidhen me personin e zhdukur, të thërrasin numrin e policisë në Zvicër,117./Indeksonline/