Një gruaje në Deçan, i është gjetur një pushkë gjuetie me 14 fishekë, të shtunën rreth orës 21.
Sipas policisë, ajo nuk posedonte leje për armën.
E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.