Një grua në Brazil ka gjetur një burrë i cili është bërë për të.
Meirivone Rocha Moraes 37-vjeçare i ishte ankuar nënës se saj për faktin se nuk ishte në lidhje. Në një përpjekje për ta gëzuar vajzën e saj, i kishte bërë një kukull të quajtur Marcelo.
“Kur nëna e bëri Marcelon dhe u njoha fillimisht me të, rashë në dashuri, ishte dashuri në shikim të parë”, ka thënë ajo.
“Ai është mashkulli që unë gjithmonë e kam dashur”, ka thënë ajo.
Pas disa muajsh bashkë, Moraes ka thënë se e ka zbuluar se ishte shtatzënë.
“Është e vërtetë, Marcelo më ka lënë shtatzënë. Unë e bëra testin dhe doli pozitiv. Nuk mund ta besoj”, ka thënë ajo. “Dasma ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë emocionuese. Ka rënë shumë shi, por ishte e mrekullueshme”.
Çifti ka mirëpritur gjithësej 250 të ftuar.
Pas muajit të mjaltit çifti është bërë me fëmijën e parë kukull.