Edon Shileku u vendos këtë të diel para gazetarëve si i ftuar në “Big Talk”, ku në pyetjen e gazetares Edona Gashi se për kë ka menduar kur ka përmendur se është edhe një person i komunitetit LGBT brenda shtëpisë BBVK, ai tha se ka dyshime se në shtëpi janë edhe një homoseksual e një lezbike, por nuk pranoi t’i jap emrat e tyre me arsyetimin se dëshiron të ua mbrojë identitetin.
“Për mendimin tim janë dy persona, po nuk tregoj unë emra se nuk dua të ua shkel identitetin, ata e kanë të drejtën e tyre me pranu kush janë, nëse nuk duan ta pranojnë, e kanë të drejtën kurrë mos ta pranoj kështu që nuk kam çka tregoj unë për ta. Thjesht i kam dyshimet e mia për dy persona, për një gej dhe një lezbike”, tha ai
E i pyetur se pse banorët hezitojnë të mos i nominojnë disa persona të caktuar, Shileku tha se për disa nxjerrja në nominim nuk do të thoshte gjë.
Stresi kohëve të fundit mu ka duk gogja për t’u nominuar dhe për t’u nxjerr nga shtëpia. Po Stresin për mua ka qenë e kotë ta nominosh se unë e di që Stresi nuk del se e ka krejt atë publik prapa vetes”, përfundoi ai.