Një ekip i tërë vojelbolli i ‘varrosur’ nën hotel – nxirren të vdekurit e parë

Gjithsej 39 volejbollistë dhe trajnerë të rinj nga Qiproja ndodheshin në hotelin Isias në Adiyaman kur ai u shemb. Tani disa të vdekur u nxorrën nga rrënojat.

Turistët janë gjithashtu ndër viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqinë juglindore. Mediat qipriote raportuan se një ekip i tërë shkolle me volejbollistë të rinj nga Famagusta në Qipro po qëndronin në një hotel të njohur në Adiyaman në kohën e tërmetit, i cili u shkatërrua plotësisht. Grupi prej 39 të rinjsh e të rejash, trajneresh dhe prindërish udhëtuan nga Kolegji Turk Maarif i Famagustës për të luajtur në ndeshje kampionati, shkruan 20minuten transmeton IndeksOnline.

Hoteli u shemb

Tani trupat e pajetë të dy mësuesve dhe një studenti janë nxjerrë nga hoteli i shembur. Puna e kërkimit është në vazhdim, disa prindër të lojtarëve të zhdukur kanë udhëtuar nga Qipro. Raportohet se katër persona nga grupi i kanë shpëtuar shembjes së hotelit shtatëkatësh. Të gjithë të tjerët janë ende në kërkim. Një mësuese që i mbijetoi tërmetit i mungon vajza e saj nën rrënoja. Ajo deklaroi të mërkurën se nuk kishte fjetur që nga tërmeti.

Rreth 170 njerëz – duke përfshirë punëtorët e shpëtimit dhe prindër të studentëve – fluturuan në Adiyaman nga pjesa turke e Qipros për të ndihmuar në kërkim. Një përfaqësues i shkollës nga Qipro tha se grupi donte të qëndronte derisa të gjendeshin të gjitha viktimat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *