Një ditë pas marrëveshjes me Kosovën, Vuçiq thotë se Serbia fitoi dhuratë 600 milionëshe nga BE-ja!

Evropianët kanë shpërblyer Serbinë me shifra milionëshe, një ditë pas marrëveshjes dhe pranimit të planit franko-gjerman në Bruksel.

Serbia pritet t’i përfitojë mbi 600 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Kjo është bërë e ditur nga presidenti i këtij shtetit, Aleksandër Vuqiq, pas takimit që zhvilloi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelji.

“Ne po flasim sot këtu për një nga projektet më të mëdha ndonjëherë. BE tani po na bën dhuratë 610 milionë euro. Ndihma më e madhe, mbështetja më e madhe, paratë. Kjo është ajo për të cilën jetoni. E shihni që duhet të investojmë shumë në Serbinë qendrore dhe në jug të vendit”, ka deklaruar presidenti.

Sipas tij, Nishi do të jetë një orë e 40 minuta larg Beogradit me tren, transmeton Indeksonline

“Tani po ndërrojmë Serbinë… A e dini se çfarë do të thotë hekurudha e shpejtë? Nish – Budapest do të jetë për më pak se katër orë e gjysmë. Gjithçka që bëjmë, e bëjmë për njerëzit, në mënyrë që ata të kenë një të ardhme më të mirë”, theksoi presidenti serb.

Nga ana tjetër, komisioneri i BE-së theksoi se kjo është një ditë e rëndësishme, e rëndësishme për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“U nënshkrua një projekt i madh zhvillimi për të gjithë rajonin. BE jep 600 milionë euro grande. Kjo duhet të sjellë vende të reja pune, treni duhet t’u japë qytetarëve serb mundësinë për të arritur në kryeqytet shumë më shpejt”, thotë Varhelji. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *