Një 50 vjeçar në Leksovc të Serbisë është mbytur në kazanin për pjekjen e rakisë.
Lajmin e ka konfirmuar policia atje.
Siç tha zëdhënësja e atij departamenti policor, Marija Sokoloviq, ai u mbyt dje rreth orës 19:00. Policia thotë se nga hetimet është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje të menjëhershme.
Për momentin nuk dihen detajet e aksidentit, shkruan mediumi serb Blic.