Pak para orës 13:00 të ditës së sotme (e mërkurë), një autobus është përfshirë nga flakët një një autostradë në Kroaci.
Siç raportojnë mediat e huaja të 17 pasagjerët janë shpëtuar.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zjarrfikësit nga njësitë e Zjarrfikësve të Zagorjës të cilët kanë shu.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se zjarri është shuar në orën 13:33.
Policia konfirmoi se në autobus ndodheshin 17 pasagjerë, asnjë prej të cilëve nuk u lëndua. Ata u transferuan në një autobus tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Austrisë.
Së paku deri më tani, nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri.