Një aksident tjetër në rrugën Prishtinë – Podujevë, vetura përplaset me motoçikletën

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, në motoçikletë ishin dy persona.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet për tre të lënduar.

Kujtojmë se në të njëjtën magjistrale, sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një aksidenti të rëndë, kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *