Banorët e Big Brother e kanë filluar ditën me mospajtime.
Ata kanë diskutuar për punët e shtëpisë duke e mbajtur një mbledhje – kinse për tu dakorduar.
Ana Kabashi tha se të gjithë banorët duhet të punojnë dhe jo veç një nga ta t’i kryejë punët e shtëpisë. Për këtë ka reaguar edhe Mc Beka, i cili tha se punët duhet të ndahen në dy grupe.
Ndërsa, Getinjo tha se çdo njëri duhet që të kryejë përgjegjësinë e vet, madje në disa minuta largohet nga kolltuku ku është ulur.
Në fund të gjithë ata u dakorduan se punët e shtëpisë duhet bërë nga të gjithë.