Nis takimi i Borrell e Lajçak me presidentin e Serbisë

Ka filluar takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së, Joseph Borrell e Miroslav Lajçak.

Takimi i ndërmjetësuesve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do të pasojë në orën 10:00.

Takimi trepalësh do të mbahet në orën 11:00, dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt, shkruan REL.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kishin nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *