Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Një incident i tillë ka ndodhur edhe të martën në mbrëmje, në një familje në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush nga familja, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete, për motive akoma të panjohura.
Si rezultat i denoncimit, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit 23-vjeçar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.