Një ngjarje e rëndë raportohet në këto momente nga policia e Shkodrës.
Një person ka vrarë aksidentalisht me armën e gjahut nipin e tij 12 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajç.
I mituri është transportuar për në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po punon për të zbardhur rrethanat.