Ngjarje shokuese në Obiliq: Dyshohet për marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet personi 

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda familjes.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25.07.2022 rreth orës 06:00 në fshatin Plemetin, në Obiliq.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *