Ngjarje shokuese: I riu në Klinë i bën për spital prindërit e tij, vet përfundon në…

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Si shkak i veprimeve të dhunshme të djalit të tyre, e kanë pësuar keq e më pas kanë kërkuar ndihmën e Policisë edhe dy prindër në Klinë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes, ku 21-vjeçari dyshohet se ka sulmuar babain e tij. Lëndime mori edhe nëna, e cila hyri në mes për t’i ndarë.

70-vjeçari dhe 63-vjeçarja kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin në stacion policor.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *