Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në Mitrovicë, konkretisht në fshatin Kçiq.
Një person i moshës madhore është raportuar se është gjendur pa shenja jete afër lumit Sitnica.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Vdekje e dyshimtë Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetur pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, tha Zahiti.