Ngjarje e rëndë: Nëna shtatë muajshe shtatzënë gjendet e vdekur me barkun e prerë

Një nënë e re që ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt është gjetur e vrarë dhe e gjymtuar. Policët mendojnë se ky veprim kaq makabër mund të ketë ndodhur si një “sakrificë rituale”.
Kur u gjend Ohana e vdekur, kishte të veshur vetëm një bluzë dhe pjesa tjetër e rrobave të saj ishin të gjakosura dhe një grumbull i vogël parash të shpërndara aty pranë.

Vendi ku u zbulua nëna e tre fëmijëve, në qendër të një grupi kishash të besimeve të ndryshme, ka forcuar teorinë se vdekja e saj mund të jetë rezultat i asaj që policia e ka përshkruar si një “ritual makabër”.

Zona e vogël e pyllëzuar është përdorur shpesh për shërbime lutjesh në ajër të hapur dhe vigjilje fetare.

Ish-bashkëshorti i gruas së vdekur, i cili është babai i tre fëmijëve të saj, u thirr nga policia për të identifikuar trupin e saj, sipas Daily Star.

I dashuri i ri i Ohanës është intervistuar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme, por ende policia nuk ka asnjë të dyshuar.

Një shoqe e Ohanës pohoi se e kishte parë atë brenda një makine të zezë rreth mesnatës së ditës së krimit.

Dëshmitarë të tjerë konfirmuan se kishin parë një makinë të zezë në vendin e krimit rreth orës 3 të mëngjesit të së njëjtës ditë.

Policia aktualisht është në pritje të rezultateve të autopsisë për të përcaktuar llojin e armës së përdorur në vrasje.


/tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *