Ngjarje e rëndë në Zubin Potok: Një person gjendet pa shenja jete, tjetri në rrezik për jetë

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 16:10 në fshatin Breg i Madh në Zubin Potok.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë marrë informacione se një person ndodhet pa ndjenja dhe i njëjti dyshohet të jetë në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *