Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Ratkovc të komunës së Rahovecit, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore.
Ajo është dërguar menjëherë në këtë qendër nga familjarët, ku ia kanë ofruar ndihmën e parë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor.
Ndërkohë Sinjali mëson se Policia u njoftua për rastin nga spitali, me ç’rast një patrullë policore doli në vendin e ngjarjes, ku mori një deklaratë nga familja e saj.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.