Ngjarje e rëndë në Gjirokastër. Vetëvritet një 80 vjeçar

Një 80 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Zhulat të Gjirokastrës. Mësohet se Sh.Gj  është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.

Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqin, e ka gjetur të varur në degën e thanës. Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante.

/AbcNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *