Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Një grua me iniciale A. N., ka goditur me thikë burrin e saj.
Ky i fundit shtetasi me iniciale F. Gj. ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital.
Policia Tiranë
Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.