Ngjarje e rëndë: Gjendet pa shenja jete dhe me rroba të djegura një burrë në Viti 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në komunën e Vitisë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima me rroba të djegura është gjetur në rrugën e Letincës, ku është parë një veturë e braktisur e afër së cilës ndodhej trupi i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur lëndë djegëse dhe një shkrepëse. 

Po ashtu vetura e braktisur është sekuestruar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *