Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Klos të Shqipërisë, ku janë ekzekutuar me armë zjarri 17-vjeçari Danjel Hasula dhe babai i tij Eglantin Hasula.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit, ku pa breshërisë së plumbave Danjel Hasula, humbi menjëherë jetën.
Ndërsa babai i tij, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë një tjetër person ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas përplasjeve mes dy fiseve në Klos dhe se autor është Besnik Mjeshtri.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Euronews Albania