Ngjarje e rëndë: Dy persona e bëjnë për spital kamerierin e lokalit ‘Black Moon’ në Gjakovë

Personat të cilët ushtrojnë zanatin e kamerierit, shpesh herë gjatë detyrës së tyre përballen me klientë të cilët kanë sjellje arrogante e me rast edhe agresive ndaj tyre. Këta të fundit shpesh eskalojnë edhe në fyerje e sulme fizike ndaj punonjësve të gastronomisë, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është ballafaquar në Ditën e Flamurit një kamerier i lokalit ‘Black Moon’ në qytetin e Gjakovës.

Sinjali mëson se dy qytetarë të cilët kishin dalë të festojnë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht kamerierin i cili kishte shkuar që t’ua ndërrojë tavolinën atyre. Si pasojë e goditjeve me grusht, 26-vjeçari ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë ai rastin e ka denoncuar edhe në Polici, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklaratën e viktimës. I riu ndër të tjera ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit të cilët nuk ka arritur që t’i identifikojë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *