Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Gjakovë ku një 17-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij dhe tashmë po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.